Saturday, December 21, 2013

Pa vjeshten....


... I ftohti I dimrit kishte ardhur. Shenonte data 21 dhjetor dhe pervec dites se ditelndjes qe e kishte ne kete muaj asgje tjeter nuk I bente pershtypje, sepse ajo e urrente kete muaj po aq sa urrente dhe dimrin, po aq sa urrente dhe fjalet “ kot” dhe “ me fal”. Ndoshta duket e cuditeshme se si nje vajze si ajo e urrente fjalen “ me fal” por ama dhe kjo gje per te kishte arsye. Edhe nese ndodhte ndonjehere te thonte “me fal” nuk e nenkuptonte me te vertet. Ajo “ me fal” e saj ishte teper siperfaqesore keshtu qe ajo mundohej ta evidentonte kerkimin e faljes. Po ashtu ishte kokeforte dhe nuk I nenshtrohej as dimrit qe kishte mberritur vite me pare ne shpirtin e saj por vazhdonte te buzeqeshte. Kishte dhe raste kur buzeqeshte me gjithe shpirt dhe e shkrinte tere ate akull qe I kishte ngrire cdo pjese te zemres. Nuk mund te ankohej se tepermi dhe e qortonte veten sa here qe “ I shpetonte” ndonje fjale per veten teksa fliste me te tieret. Nuk donte te tregonte asgje per veten e saj. Gjithmone ka menduar qe nqs u tregon njerezve me shume sec duhen perreth vetes ato largohen. Sa me pak te dine aq me mire shkon me to. Ja pra perreth saj ndodhej nje barrier qe nuk mund ta kapercente askush dhe askush ne te vertet nuk e di se cfare ndjen ajo.
Dhe ne kete dimer te ftohte ecte ne parkun e saj te pereferuar. I vinte keq qe nuk kishte qene ne kete park ne stinen e vjeshtes qe ta shikonte sic cdo vit teksa gjethet shtriheshin dalengadale ne toke. Kjo ishte pjesa e saj e preferuar. Qysh kur kishte qene e vogel bente te njejten gje, shkonte ne park nen ate pemen “e saj” dhe sa here fryente ere ngrinte syte drejt pemes dhe perpiqej te shikonte castin kur gjethet do te shkeputeshin nga pema por asnjehere nuk ia kishte arritur me sukses, ama gjithmone buzeqeshte dhe e bente te njejtin veprim sa here qe fryente era. Dhe kur fryente era ajo ndjehej kaq e lire. Ishte sikur tere ato mendime te treteshin e te shkonin se bashku me eren. Dhe pasi merrte fryme thelle fillonte te shkruante serish ne bllokun e saj. Shkruante per gjithcka, per eren, gjethet, vjeshten dhe te gjitha I lidhte me jeten. Era ishte ajo qe I lehtesonte gjerat, ashtu sic ndodhte dhe me te, aty ku ajo mendonte se mund te ishte gjeja me e keqe aty ne te vertet ishte lehtesimi. Gjithmone keshtu I ndodhte. Ndersa gjethet I krahasonte me njeriun, jo sepse donte por sepse ashtu ishte. Ato lindin, gjelberojne , bien dhe ishte ky dimri aq I urryeshem qe I kalbte. Ndersa pema ishte jeta, me kaq shume dege, me kaq shume kthesa, me kaq shume veshtiresi. ….. Pastaj ndalonte se shkruari. Shikonte njerezit e paket qe kalonin aty. Sa te dehur. A nuk mund te shikonin dot pertej monotoniese dhe interesit. Ne te vertete te gjithe jane ne kerkim te lumturise por kur nuk munden tia arrijne dorezohen dhe bien pre e interesit…
Gjendej serish ne park dhe kesaj here pema e saj I kishte leshuar te gjithe gjethet pa I pare ajo. Dimri kishte filluar ti kalbte gjethet ashtu sic toka njerezit. Po ecte rrotull pemes dhe ja ku ndodhej shkrimi qe kishte gdhendur kohe me pare me shoqen e saj “ never forget that you’re strong” …. Forca ka shkuar diku larg tashme, dhe ndoshta po pret qe te vije serish pranvera. I ktheu shpinen atij shkrimi dhe nisi te largohej, megjithese ishte nje dite e kthjellet serish ben ftohte. Ndoshta kjo ka lidhje me shtirjen, megjithese disa njerez mund te duken te mire serish gjithcka mbetet nje mashtrim, ashtu si dhe sot megjithese qielli eshte I kthjellet serish dimer eshte….


Friday, December 20, 2013

pas pasqyres se shpirtit...


Po nis te shkruaj serish. Te hedh serish ne fleten e bardhe nje copez nga zymtesia e jetes. Nga ajo jete nga e cila nuk te kupton askush. Nga ajo jete nga e cila I marrin te gjithe gjerat mbrapsht dhe plot keqkuptime…
Tani vjeshta ka ikur, te gjithe gjethet kane rene nga pemet, era fryen me fuqishem dhe ajo ngjyra e arte e tokes nga gjehet eshte venitur nga acari. E njejta gje ka ndodhur dhe me shpirtin tim. Acari ka ngrire cdo gje, cdo frymzim dhe nuk mjafton vetem nje pranvere per ta shkrire ate acar.
Duhet…. Duhet te fshihem nga te gjithe nga cdokush sepse te gjithe keqkuptojne cdo gje timen, cdo fjale, ndoshta dhe kete shkrim. Por fundja une dua vetem te shfyrhem dhe letra di me se miri te jete e duruesheme. Eshte gri… cdo gje eshte gri dhe ndoshta ndonje dite do te jete dhe komplet e zeze, s’eshte aspak cudi. Duke pare cdo gje perreth thjesht cuditem. Cuditem si mundem te mbijetoj midis kesaj jete. Njeriu qenka nje qenie e forte por qe nuk e di as vete forcen qe ka. Ka force te buzeqeshe kur eshte ne kulmin e merzitise, ka forcen t’I mbaje lotet kur e ndjen se po “ vdes” per cdo gje qe I ndodh. Perse duhet te ishte keshtu? Perse njerezit jane te gatuar ne nje menyre te tille? Perse kenaqen duke u bere keq te tiereve? A nuk ngopen ndonjehere?
Ka kaq shume pyetje pa pergjigje, kaq shume mangesi dhe nje mjegull qe ka perfshire mendjen time. Nje mjegull qe nuk me le te shikoj pertej. A mos valle ky eshte ai I ashtequajturi mentaliteti I shqipetareve? Jo mentaliteti I shqipetareve eshte paragjykues, kjo mjegull e imja nuk eshte e tille. Ndoshta kjo mjegull eshte ai “muri” qe kam ngritur une per boten. Eshte ai mur qe nuk dua te lejoj asnje ta kapercej dhe nuk dua ti ndaj ato qe me shqetesojne me asnje. Megjithese ndonjehere nuk arrij te kuptoj se cfare me shqeteson vertet pasi jane 10000 gjera qe perbejne nje shqetesim dhe jane qindra shqetesime qe me mundojne. Dua vetem te qaj, te nxjerr gjithcka qe ndjej perbrenda dhe te mos me behet vone per asnje pastaj. Nuk dua te jem e forte. Nuk jam e forte, jam po une ajo vajza qe qan. Po , po qaj dhe nuk me behet vone nese njerezit me shikojne dhe kenaqen teksa m shikojne duke qare. Nuk me behet vone per to sepse ato nuk arrijne te kuptojne. Nuk dinte cdo te thote te qash sepse loti I tyre rrjedh si lotet e krokodilit. Jam e brishte dhe e them me plot gojen kam nevoje qe te ndjehem e mbrojtur dhe deri tani kete ngrohtesi nuk e kam gjetur askund vec familjes. Jam munduar shume here t’I kapercej gjerat dhe te shtirem sikur asgje ska ndodhur por nuk mundem sepse e tille jam une, per cdo te keqe qe me bejne njerezit, nuk u hakmerrem por thjesht shtohet nje plage ne shpirt. Por jam mese e sigurt qe do te vije nje dite qe shpirti nuk ka per ti duruar me plaget dhe kur shpirti kthehet ne hakmarres atehere ai nuk pyet per ke I del perpara.



Sunday, September 1, 2013

I don't care anymore

 Eh shikoj perreth dhe shume gjera kane ndryshuar. Te gjithe kane ndryshuar ose ka ndryshuar kendveshtrimi im per boten. Nuk e di dhe nuk mund ta them me saktesi por di te them qe e ndjej veten me te forte. Di te them qe nuk jam ajo qaramanja e dikurshme. Epo jo nuk jam me ajo qe thyhej. Edhe pse tani jam e thyer nuk te lejoj te me shkelesh serish sepse tani te bej te kuptosh cdo te thote fjala dhimbje. E di tani nuk me intereson me asgje. Madje as ti. Askush pervec familjes nuk e meriton interesimin dhe kujdesjen time. Ti isha ai qe I theve gjithcka. Theve besimin tim, theve kujdesin tim, me theve mua. Hah por nuk ta merrte mendja qe une do te mundja te merrja guximin dhe te ecja perpara pa e vrare mendjen shume per ty apo jo?

Epo e pate gabim sepse me shiko ku jam sot. Dhe shikoje pak veten ku je ti sot. Shume ulet. Eh kjo eshte jeta apo jo? Nje jete qe po ndeshkove do te te ndeshkoje. Duhet te mesosh prej saj sic bera une. E di ? Gabimet megjithese te lendojne te japin mesime te rendesishme. Dhe nje nder to eshte te mos besh serish te njejtin gabim. Te mos bej gabim serish dhe te te besoj me ty.

Shikoj veten ne pasqyre dhe kam ndryshuar mjaft. Tani e kuptoj qe jam une ajo qe kam ndryshuar dhe jo bota. Disa dite me pare kur shihesha ne pasqyre shikoja rimelin e prishur nga lotet, floket te bera lemsh, dhe vetja ime sin je kufome. Derisa fillova ta urrej veten ne ate menyre. Keshtu vendosa te ndryshoj. Kuptova se nuk ia vlente te rrija dhe te shkoja kohen time te cmuar kot duke menduar per dike te pavlere si ti.

Nuk humbet koha me njerez qe nuk ta dine velren. Nuk humbet koha me ato njerez qe nuk duan tia dine. Tani duhet patur parasysh per te ardhmen megjithese me vjen kaq keq per ate kohe te shkuar dem. Koha eshte gje e cmuar dhe nuk rekuperohet. Por gjithesesi nuk ka rendesi me tani. Ajo qe iku iku. Nuk kthehet me.

Me kujtohet kur me thoje qe te tregohesha e forte dhe te mos mposhtesha nga askush. Epo me ne fund me ke thene nje fjale te sakte. Nje fjale e cila me beri mjaft mire. E ndoqa keshillen tende. Por kujt ia merrte mendja se do ta ndiqja kundrejt teje. Askujt. Te tieret bejne sikur u vjen keq. Bejne sikur te ndihmojne nderkohe qe nuk te japin sa sa gjysma e grimces se ndihmes. Ashtu sic ndodhi me ato qe I quaja “ shoqe”. “Shoqe” ky eshte emri I fundit qe ato meritonin. Gjithesesi dhe kjo me vlejti sepse mesova te mos kem besim dhe tek ajo “gjeja e cmuar qe e quajme shoqeri” . Ju premtoj te gjitheve qe ajo “R” qe njihit me pare eshte tretur. E tretet ju. Tani kjo qe shihni eshte totalisht tjeter. Muaaaah ju pershendes juve qe u larguat. Tju them te verteten me bente nder….

Adoleshentet

Thone qe brezi yne eshte brez i shkaterruar...Thone qe adoleshentet bejne shume gjera te keqia dhe turperojne familjen. dhe po jam dakort me to. Ama jo totalisht. Ato adoleshente qe pine droge dhe sillen si persona te rrugeve nuk mund te njollosin te gjithe adoleshentet e tiera. Fundja c'faj kam une apo te tjeret qe nuk bejne te tilla veprime. Ka dhe nga ato adoleshente te cilet jane te mire dhe te llogjikshem. Nga ato qe vetem duan te shikojne pakez lumturi dhe te kalojen disa caste te bukura. Ka nga ato adoleshnte qe mesojne shume per te arritur endrrat e tyre. Ka nga ato adoleshente qe libri eshte gjeja e tyre paresore. E dime qe me pare prinderit apo gjysherit tane nuk kane pasur keto kushte qe kemi ne dhe domosdo mentaliteti i tyre eshte komplet tjeter, por hej jemi ne 2013 kohrat kane ndryshuar. Nuk kemi ne faj qe prinderit apo gjysherit kane vuajtur ne kohen e tyre. Nuk kemi faj aspak. Ne thjesht duam qe te kemi nje jete te mire dhe me pakez liri. Ama jo aq sa te arrijme ne nivelin e atyre qe jane shkaterruar qysh ne rini. Ne nuk kemi faj per to. Hmm tani ne fakt shumica si to jane, dhe per ne qe jemi ndryshe mund te quhemi dhe "defecto de fabrica" por kujt i intereso perderisa jemi ne rregull me veten tone. Thjesh duam qe te mos na paragjykojne dhe te ecin me ate shprehjen "te rinjte e sotem jane te gjithe njesoj". Jo nuk jane ashtu. Nuk jane te gjithe njesoj. Dhe te gjithe qe ankohen per kete brez imagjinoni pak se si do te jene brezat qe do te vijne? Do te jene 1000 here me keq se kaq. Ajo qe ne sot e quame 'edukate' ne nje te ardhme jo shume te largen nuk do te ekzistoje. Sepse keto adoleshentet qe sot jane "te shkaterruar" neser, pasneser do te behen prinder. Dhe cfare mund te presesh nga nje prind i cili vete eshte marre me droge qysh 14 vjec. Ose nga nje nene e cila ka humbur virgjerie qysh 13 vjec. Do te jene breza me keq se keto qe jane tani. prandaj mendoj se te gjithe duhet te ndryshojme. Madje dhe prinderit (te cilet kane shume peshe te fajit) te kene me shume kujdes per femijet e tyre dhe te mos u japin liri te tepruar


Nje flete nga ditari...

I dashur ditar!

U be kohe pa shkruar apo jo. Epo pas kaq vitesh mu kujtove ti mik I vjeter. E di ti je miku me besnik qe ndokush mund te kete. Ti mban te fshehtat e shume njerezve pa I marre vesh kush. Ndoshta merzitesh kur njerezit te harrojne ashtu sic bera une por ama je perseri aty kur une kam nevoje te shfryhem me dike a dicka. E di une nuk jam me ajo vogelushja naïve qe disa vite me pare shkruante cikerrima dhe zenka te pa kuptimta feminore. Une kam ndryshuar. Tashme jam thuajse e rritur dhe te betohem qe nuk eshte aspak bukur. Nuk eshte aspak bukur te iskesh nga ajo bote ciltersie sic ishte femijeria. Por koha ecen… Ecen pa u ndalur dhe njerezit rriten dhe ndryshojne. Ndryshojne shume madje.

Ne keto vite shume gjera me kane ndodhur. Te kujtohet per ato shoqet e femijerise qe te shkruaja me pare? Hah e di kam qene shume naïve vertet. Nuk e kuptoja se cfare shoqerie kishe. Dhe e di pse? Sepse ato dinin ta vinin shume mire masken e engjellit nderkohe qe ne te vertete ishin djall. Ato me tradhetuan. Tradhetuan shoqerine time te paster. Ato per mua ishin tamam motra. Tamam sic kam S*** moter te vogel ato ishin motra binjake sepse ishin moshatare me mua dhe dukej sikur ne cdo gje mendonim njesoj. Por jo doli qe nuk ishte ashtu. Doli qe ato ishin shoqe qe te hanin ne bese. Ishin shoqe qe gjate kohes qe te perqafonin pas shpines te drejtonin thiken. Perse valle? Perse mua? Cfare I ndryshoi kaq shume? Une I njihja qe te vogla. I njihja shume mire. Por ato… Ato ndryshuan kaq shume. Cfare u bera? Eh ndonjehere mendoj se nuk eshte nevoja tu besh gje qe te te bejne dicka te tille. Ka njerez qe cdo gje te mire qe ben per to ta kthejne me te keq. Ja tani me kujtohen keshillat e mamit “ Ne keto dite mos ki besim tek askush pervec familjes tende.” Dhe ka te drejte. Por ama atyre pjestareve te familjes te te duan. Dhe une ashtu do te bej qe sot e tutje. Do te kem besim vetem tek mami im dhe motra ime. Tek askush tjeter. Une familje vetem keto kam. Ne djall shoqeria… Ne djall babai qe nuk me deshi kurre… Ne djall ato qe me urrejne. Tani nuk me intereson me askush. Tani vec familjes time per mua nuk ekziston tjeter njeri. Tani jo me. Familja eshte e vetmja gje per mua. Familja dhe endrrat e mia. Do te mundohem qe gjithmone te arrij ti realizoj endrrat e mia. Do te mundohem te triumfoj kudo. Do te studio ne Oksford, do te behem menaxhere projektesh dhe nje shkrimtare e zonja. E me pas kur “ato” qe me tradhetuan e me braktisen te kene nevoje per mua… Une do ti percmoj. Do tua kthej me te njejten monedhe. Do tua kthej nderin...


Shpreh nje deshire e oret e von ate nates.

Kur nje yll bie pas mesnates:

“Nje jete e lumtur kaq e pamundur eshte?

Te plotesosh nje deshire a nje enderr?

Dua te jam gjithmone e lumtur…

Te mos kem moment per te vuajtur.

Nuk dua te me largohen njerezit qe kam me shume nevoje…

Dua te jem aq e forte saqe askush zemer te mos ma copetoje.

Nuk dua te me largohen njerezit qe me shume dua,

Dua te qendrojne pergjithmone qe per to te mos vuaj.

Nuk mund te duroj me lendime..

Nuk dua te coj dem kohen e jetes time.


Ndonjehere kur ndjej menalkoli

dua te shkruaj dhe te shkruaj pa kufi

dua te shkruaj cdo ndjenj e mendim

dua ti tregoj botes nje pjese nga tipi im.


Mos ndoshta kerkoj shume?

Perse valle eshte kaq e pamundur nje jete sic e dua une?

Nuk po kerkoj as mall as pasuri…

Po kerkoj vetem pak lumturi.

Perse kjo jete kaq shume vuajte duhet te kete?

Pse me kaq kursim momentet lumtura dhe me shume trishtim?

Ne nje jete qe ne kalojme,

Shume pak bzeqeshim dhe me shume lotojme.

Une dua dicka ndryshe.

Dicka qe te me pelqeje vertet.

Dua qe ta kthej endrren ne realitet.

Dua qe zemren time ty te ta fal…

Dua ta ruash mire… si Kristal,

Dua ti falesh pakez lumturi,

Dhe do te shikosh qe e cdo pjese te saj je ti.

Po po je ti.. je ti qe e mbush me harmoni.

Te lutem O JETE, te lutem O FAT,

Mos ma merr por lere te qendroje me gjate.

Me gjate se ato qe iken…

Qe nuk me deshen dhe benin sikur nuk diten,

Sikur nuk diten asgje rreth meje.

Por tai nuk dua tia di me sepse jam e lumtur prej teje.

Te lutem mos me zhgenje sepse nuk do te duroj me shume.

Te lutem o jete lerme kete qe dua une. “

© Rejana R




Jetoj..

Jeto..Por me duhet nje arsye..Me duhet nje shtyse. Mund te jem e forte. Ose me mire mund te tregoj veten time sin je vajze me karakter te forte, nje vajze qe nuk e vret shume mendjen per asgje. Por jo askush nuk e njeh ate vajzen e brishte qe une kam burgosur thelle brenda vetes. Nuk e njihni aspak ate vajzen e brishte qe ka nevoje per ngrohtesi e dashuri. Qe ka nevoje per je fjale te embel. Ka nevoje per shume gjera. Nuk e njihni ate vajze qe qan gjate gjithe nates dhe ne mengjes ben ate buzeqeshjen ironike per te treguar qe eshte e forte. Por ne te vertet nuk eshte. Nuk do te tregohet e dobet para atyre qe e urrejne. Nuk do te tregoje qe shqetesohet dhe per gjene me te vogel. Ajo do te jetoje…Ama I duhet nje arsye per te jetuar. Ajo arsy je ti. Ti I falje asaj buzeqeshje. Kur ishte me ty ajo ishte e bute nuk ironjonte askend. Buzeqeshte dhe syte I ndrisnin nga lumturia. Por ti e le ate… E le vetem “zemren” tende. E le vetem ate “arsyen” tende per te jetuar. Aaa po tani e kuptoj. Gjithcka… Gjithcka ka qene fallco… Ti ke qene I shtirur. Ti u talle me ate vajzen “naïve”. Me ate qe te fali zemren dhe ti more thiken tia copetosh. Megjithese asaj I vlejti shume ajo ndryshoi. Tani nuk eshte me nje vajze qe mund te tallesh ti aq lehte. Jo… Tashme ajo perpiqet te jete e forte dhe po te PREMTON qe do te ta ktheje nderin. Dhe kije parasyshe qe ajo I mban premtimet.
© Rejana R