Friday, December 20, 2013

pas pasqyres se shpirtit...


Po nis te shkruaj serish. Te hedh serish ne fleten e bardhe nje copez nga zymtesia e jetes. Nga ajo jete nga e cila nuk te kupton askush. Nga ajo jete nga e cila I marrin te gjithe gjerat mbrapsht dhe plot keqkuptime…
Tani vjeshta ka ikur, te gjithe gjethet kane rene nga pemet, era fryen me fuqishem dhe ajo ngjyra e arte e tokes nga gjehet eshte venitur nga acari. E njejta gje ka ndodhur dhe me shpirtin tim. Acari ka ngrire cdo gje, cdo frymzim dhe nuk mjafton vetem nje pranvere per ta shkrire ate acar.
Duhet…. Duhet te fshihem nga te gjithe nga cdokush sepse te gjithe keqkuptojne cdo gje timen, cdo fjale, ndoshta dhe kete shkrim. Por fundja une dua vetem te shfyrhem dhe letra di me se miri te jete e duruesheme. Eshte gri… cdo gje eshte gri dhe ndoshta ndonje dite do te jete dhe komplet e zeze, s’eshte aspak cudi. Duke pare cdo gje perreth thjesht cuditem. Cuditem si mundem te mbijetoj midis kesaj jete. Njeriu qenka nje qenie e forte por qe nuk e di as vete forcen qe ka. Ka force te buzeqeshe kur eshte ne kulmin e merzitise, ka forcen t’I mbaje lotet kur e ndjen se po “ vdes” per cdo gje qe I ndodh. Perse duhet te ishte keshtu? Perse njerezit jane te gatuar ne nje menyre te tille? Perse kenaqen duke u bere keq te tiereve? A nuk ngopen ndonjehere?
Ka kaq shume pyetje pa pergjigje, kaq shume mangesi dhe nje mjegull qe ka perfshire mendjen time. Nje mjegull qe nuk me le te shikoj pertej. A mos valle ky eshte ai I ashtequajturi mentaliteti I shqipetareve? Jo mentaliteti I shqipetareve eshte paragjykues, kjo mjegull e imja nuk eshte e tille. Ndoshta kjo mjegull eshte ai “muri” qe kam ngritur une per boten. Eshte ai mur qe nuk dua te lejoj asnje ta kapercej dhe nuk dua ti ndaj ato qe me shqetesojne me asnje. Megjithese ndonjehere nuk arrij te kuptoj se cfare me shqeteson vertet pasi jane 10000 gjera qe perbejne nje shqetesim dhe jane qindra shqetesime qe me mundojne. Dua vetem te qaj, te nxjerr gjithcka qe ndjej perbrenda dhe te mos me behet vone per asnje pastaj. Nuk dua te jem e forte. Nuk jam e forte, jam po une ajo vajza qe qan. Po , po qaj dhe nuk me behet vone nese njerezit me shikojne dhe kenaqen teksa m shikojne duke qare. Nuk me behet vone per to sepse ato nuk arrijne te kuptojne. Nuk dinte cdo te thote te qash sepse loti I tyre rrjedh si lotet e krokodilit. Jam e brishte dhe e them me plot gojen kam nevoje qe te ndjehem e mbrojtur dhe deri tani kete ngrohtesi nuk e kam gjetur askund vec familjes. Jam munduar shume here t’I kapercej gjerat dhe te shtirem sikur asgje ska ndodhur por nuk mundem sepse e tille jam une, per cdo te keqe qe me bejne njerezit, nuk u hakmerrem por thjesht shtohet nje plage ne shpirt. Por jam mese e sigurt qe do te vije nje dite qe shpirti nuk ka per ti duruar me plaget dhe kur shpirti kthehet ne hakmarres atehere ai nuk pyet per ke I del perpara.



No comments:

Post a Comment