Saturday, August 31, 2013

Kujtime

Me vijne qindra mendime neper mendje. Qindra kujtime…Te lumtura, te hidhura per mua rendesi ka qe jane kujtime…Kujtime nga ty.

Te kujtohet kur me pershperisje “askush nuk do te na ndaje” ?

Perse? Perse e lejove kete gje? Perse e lejove te na ndanin?

Eh sa kujtime zgjohen prap…Perse nuk ndaloi kjo kohe? Me thuaj pse?

Do te doja te ndalonte… Te ndalonte pikerisht ne momentin e puthjes sone te pare. Me kujtohet cdo second I asaj puthje. Ne ate cast e gjithe bota u ndal. Ose me mire bota nuk ekzistonte…

A te kujtohet valle si u takuam? A te kujtohet ajo dite vjeshte? Biente shi kur ne u takuam. Syte me ishin mbushur me lot…Me pelqente te qaja ne shi sepse askush nuk e kuptonte qe une po qaja. Por jo… Ti e kuptove. Ti ishe ai qe me kuptote per cdo gje. Me kuptoje thjesht me nje shikim.

Te kujtohet valle kur per mua u kujdesje? Apo kur une zemerohesha shume shpejt dhe ti beje cdo gje qe une te te “falja” dhe te me beje te buzeqeshja edhe pse e dije qe jane vetem teka kapricoze te miat. Por ti me doje... Me doje ashtu sic isha. Dhe tani ndjej mall. Ndjej mall per ato kohe te kaluara se bashku. Per ato kohe qe nuk kthehen me pas. Ndjej mall per gjithcka. Per puthjet, perqafimet, buzeqeshjet, fjalet e bukura madje dhe zenkat. Me mungon ti. Me mungon cdo gje nga ti. E di qe e ne nuk do te jemi me kurre bashke dhe me vjen shume keq. Me vjen shume keq qe per ne ishte e shkruar keshtu. Patem thurur kaq shume endrra. Patem planifikuar nje jete sebashku. Tani eci e vetme neper shi. Perse nuk me del serish dhe te kuptosh qe jam duke qare? Shikoj rruget, lokalet cdo vend qe kemi qene bashke dhe rizgjohen mijera ndjenja ne te njejten kohe. Me kujtohet fare qarte ato nete kur me therrisje ne ballko qe te dilja fshehurazi dhe une sa here qe do te hidhesha per te zbritur ti ishe aty per te me pritur qe une te mos bija ne toke dhe te vritesha. Ndjehesha e sigurt ne krahet e tua. Ndjehesha e sigurt kur ti me kapje perdore dhe nuk me leshoje. Ndjeja se ti do te me mbroje per cdo gje. A te kujtohet hera e pare qe me kape perdore? Te kujtohet kur une te thash te mos me leshoje kurre? Perse nuk e mbajte premtimin? Perse me leshove? Perse me leshove ne kete humnere zymtesie e trishtimi? Ti ishe ylberi i botes time. Pa ty cdo gje eshte gri. Pa ty asgje nuk ka gjalleri. Nuk ka jete. Cdo gje duket si e vdekur. Cdo gje duket si pashpirt. Tani cdo gje, cdo ylber eshte larguar per ne boten e kujtimeve. Vetem atje ekzistojne ylbere. Vetem aje lind dielli gezueshem. Dhe sa here kujtoj kohen me ty nje buzeqeshje pershkron fytyren time dhe lotet me bien furishem. Kur te kujtoj ty nje mikser ndienjash mblidhen ne zemren time...Lumturi, gezim, keqardhje, trishtim, mall, inat, merziti, dhe ne krye te te gjitha ketyre eshte ajo ndjenje qe nuk e di a do te largohet nga zemra ime. Quhet “Dashuri”.

©Rejana


No comments:

Post a Comment