Dashuri qe kalon kufijt e universit...
I Dashur ditar!
E pashe sot ate. E pashe dhe me buzeqeshi. Ah sa me kishte munguar ajo buzeqeshje. E pashe dhe dukej ne sy qe nuk ishte I lumtur. Syte e tij nuk e kishin ate shkelqim qe kane pasur kur ai ishte me mua. Ashtu sic edhe syte e mij nuk e kane me ate shkelqim qe kane pasur kur kam qene me te. Edhe buzeqeshja ime ka ikur fill pas tij. Eshte tretur me te. Tani nuk kam deshire te bej me asgje.Eh e pashe… E pashe dhe cdo kujtim u kthye prap. Perse duhet te me dilte para pas kaq shume kohesh? Perse pikerisht tani qe kasha filluar ta harroj? Perse mi rizgjoi ato ndjenja qe I kisha vene te flinin per te mos u zgjuar me kurre? A nuk e di ai se sa vuaj? Eh sa me kishte marre malli per te… Edhe ne syte e tij dallohej shume mire malli per mua. Atehere pse me la?
E di I dashur ditar, kur ai me pa fytyra e tij mori shkelqimin qe kishte dikur. E ndjej qe ende me do. Ashtu sic edhe une ende e dua. E dua dhe nuk e heq dot nga zemra dhe kete e kuptova kur e pashe sot. E pashe… e di se ku? Ne rrugicen tone. Po po ne rrugicen tone. Aty ku takoheshim gjithmone.Ai gjithmone me thonte qe dashuria e tij per mua I kalonte kufijte e universit dhe se askush dhe asgje nuk mund ta mposhte ate dashuri. Nje dashuri si e imja dhe e atij nuk supozohej te kishte kete fund. Ajo dashuri e pafundme e cila I kalonte kufijte e university nuk supozohej te kufizohej e te ndrydhej nga muret e zemres. Ne fakt jo nga muret e zemers por nga copezat e saj. Sepse tani nuk ekziston nje zemer e plote. Tani ajo zemer e cila buciste nga lumturia dhe ndjeja per te eshte e ndare ne qindra copeza qe fshehin dashurine. Ajo dashuri qe kalonte kufijte e universit tani ka humbur shijen e saj. Cdo dashuri e humb shijen e saj kur personat qe e ndjejne ate nuk jane bashke. Eshte tamam si gjella pa kripe qe nuk ka kurrefar shije. Eshte si trupi pa shpirt dmth gjysme e vdekur.Thjesht ndjehet pa asnje bukuri ne te. Sepse ka humbur esencen qe I duhet. Ka humbur lumturine…
© Rejana R
No comments:
Post a Comment