Saturday, August 31, 2013

Dashuri qe kalon kufijt e universit...

I Dashur ditar!

E pashe sot ate. E pashe dhe me buzeqeshi. Ah sa me kishte munguar ajo buzeqeshje. E pashe dhe dukej ne sy qe nuk ishte I lumtur. Syte e tij nuk e kishin ate shkelqim qe kane pasur kur ai ishte me mua. Ashtu sic edhe syte e mij nuk e kane me ate shkelqim qe kane pasur kur kam qene me te. Edhe buzeqeshja ime ka ikur fill pas tij. Eshte tretur me te. Tani nuk kam deshire te bej me asgje.Eh e pashe… E pashe dhe cdo kujtim u kthye prap. Perse duhet te me dilte para pas kaq shume kohesh? Perse pikerisht tani qe kasha filluar ta harroj? Perse mi rizgjoi ato ndjenja qe I kisha vene te flinin per te mos u zgjuar me kurre? A nuk e di ai se sa vuaj? Eh sa me kishte marre malli per te… Edhe ne syte e tij dallohej shume mire malli per mua. Atehere pse me la?
E di I dashur ditar, kur ai me pa fytyra e tij mori shkelqimin qe kishte dikur. E ndjej qe ende me do. Ashtu sic edhe une ende e dua. E dua dhe nuk e heq dot nga zemra dhe kete e kuptova kur e pashe sot. E pashe… e di se ku? Ne rrugicen tone. Po po ne rrugicen tone. Aty ku takoheshim gjithmone.Ai gjithmone me thonte qe dashuria e tij per mua I kalonte kufijte e universit dhe se askush dhe asgje nuk mund ta mposhte ate dashuri. Nje dashuri si e imja dhe e atij nuk supozohej te kishte kete fund. Ajo dashuri e pafundme e cila I kalonte kufijte e university nuk supozohej te kufizohej e te ndrydhej nga muret e zemres. Ne fakt jo nga muret e zemers por nga copezat e saj. Sepse tani nuk ekziston nje zemer e plote. Tani ajo zemer e cila buciste nga lumturia dhe ndjeja per te eshte e ndare ne qindra copeza qe fshehin dashurine. Ajo dashuri qe kalonte kufijte e universit tani ka humbur shijen e saj. Cdo dashuri e humb shijen e saj kur personat qe e ndjejne ate nuk jane bashke. Eshte tamam si gjella pa kripe qe nuk ka kurrefar shije. Eshte si trupi pa shpirt dmth gjysme e vdekur.Thjesht ndjehet pa asnje bukuri ne te. Sepse ka humbur esencen qe I duhet. Ka humbur lumturine…
© Rejana R





Kujtime

Me vijne qindra mendime neper mendje. Qindra kujtime…Te lumtura, te hidhura per mua rendesi ka qe jane kujtime…Kujtime nga ty.

Te kujtohet kur me pershperisje “askush nuk do te na ndaje” ?

Perse? Perse e lejove kete gje? Perse e lejove te na ndanin?

Eh sa kujtime zgjohen prap…Perse nuk ndaloi kjo kohe? Me thuaj pse?

Do te doja te ndalonte… Te ndalonte pikerisht ne momentin e puthjes sone te pare. Me kujtohet cdo second I asaj puthje. Ne ate cast e gjithe bota u ndal. Ose me mire bota nuk ekzistonte…

A te kujtohet valle si u takuam? A te kujtohet ajo dite vjeshte? Biente shi kur ne u takuam. Syte me ishin mbushur me lot…Me pelqente te qaja ne shi sepse askush nuk e kuptonte qe une po qaja. Por jo… Ti e kuptove. Ti ishe ai qe me kuptote per cdo gje. Me kuptoje thjesht me nje shikim.

Te kujtohet valle kur per mua u kujdesje? Apo kur une zemerohesha shume shpejt dhe ti beje cdo gje qe une te te “falja” dhe te me beje te buzeqeshja edhe pse e dije qe jane vetem teka kapricoze te miat. Por ti me doje... Me doje ashtu sic isha. Dhe tani ndjej mall. Ndjej mall per ato kohe te kaluara se bashku. Per ato kohe qe nuk kthehen me pas. Ndjej mall per gjithcka. Per puthjet, perqafimet, buzeqeshjet, fjalet e bukura madje dhe zenkat. Me mungon ti. Me mungon cdo gje nga ti. E di qe e ne nuk do te jemi me kurre bashke dhe me vjen shume keq. Me vjen shume keq qe per ne ishte e shkruar keshtu. Patem thurur kaq shume endrra. Patem planifikuar nje jete sebashku. Tani eci e vetme neper shi. Perse nuk me del serish dhe te kuptosh qe jam duke qare? Shikoj rruget, lokalet cdo vend qe kemi qene bashke dhe rizgjohen mijera ndjenja ne te njejten kohe. Me kujtohet fare qarte ato nete kur me therrisje ne ballko qe te dilja fshehurazi dhe une sa here qe do te hidhesha per te zbritur ti ishe aty per te me pritur qe une te mos bija ne toke dhe te vritesha. Ndjehesha e sigurt ne krahet e tua. Ndjehesha e sigurt kur ti me kapje perdore dhe nuk me leshoje. Ndjeja se ti do te me mbroje per cdo gje. A te kujtohet hera e pare qe me kape perdore? Te kujtohet kur une te thash te mos me leshoje kurre? Perse nuk e mbajte premtimin? Perse me leshove? Perse me leshove ne kete humnere zymtesie e trishtimi? Ti ishe ylberi i botes time. Pa ty cdo gje eshte gri. Pa ty asgje nuk ka gjalleri. Nuk ka jete. Cdo gje duket si e vdekur. Cdo gje duket si pashpirt. Tani cdo gje, cdo ylber eshte larguar per ne boten e kujtimeve. Vetem atje ekzistojne ylbere. Vetem aje lind dielli gezueshem. Dhe sa here kujtoj kohen me ty nje buzeqeshje pershkron fytyren time dhe lotet me bien furishem. Kur te kujtoj ty nje mikser ndienjash mblidhen ne zemren time...Lumturi, gezim, keqardhje, trishtim, mall, inat, merziti, dhe ne krye te te gjitha ketyre eshte ajo ndjenje qe nuk e di a do te largohet nga zemra ime. Quhet “Dashuri”.

©Rejana


Uleras

Po qaj…Me shikon? I ndjej syte e renduar. Nuk kam force ti hap. Ndjej lotet qe me rrjedhin pa pushim. Faqet me jane nxire nga rimeli I prishur nga lotet. Ndodhem e vetme ne dhomen time. Ne erresire. Ne nje erresire e cila dricohet nga kujtimet. Nga kujtimet qe me le ti. Nuk mundem me … Ndjej qe po shembem.Po shembem e tera. Kam humbur esencen e shpirtit. Te kam humbur ty. Ti nuk je ketu per te ngjitur serish zemren time te copetuar. E di…. E di qe e kasha une faji qe nuk luftova deri e fund per ty. Por me kupto nuk mundja. Une nuk isha e forte si ti… Une nuk kasha guxim… Jam penduar….Jam penduar kaq shume por tani ti nuk je me ketu me mua. Ti nuk di me asgje per mua sic nuk di dhe une asgje per ty…Me vjen te ulerassssss. Te uleras me sa fuqi kam. Te nxjerr kete lemsh qe kam perbrenda. Te nxjerr kujtimet qe kam me ty qe po me cmendin nga malli. Ti hedh tutje ato copeza jete qe jetuam bashke. Por nuk mundem…Nuk mundem sepse ti ishe gjeja me e bukur qe me ndodhi… me vjen te hipi ne maje e malit me te larte dhe te uleras. Te uleras fuqishem dhe te te them “me fal”…Me fal qe nuk pata force te luftoj per ty. Do te uleras aq fort saqe qielli te cahet dhe copat e tij te bie ne koke e atyre qe na ndane. Kushdo qofte nuk me intreson. Te vuajne sic po vuaj dhe une. Do te uleras aq sa e gjithe bota te bucase nga ulerima ime. Do te te them “te dua” dhe e gjithe bota ta dije kete.

Me vijne ndremend qindra e mijera copeza kujtimesh. Me pare isha nje vajze moskokecarese. Nuk e vrisja mendjen per asgje dhe per askend. Nuk e dija cdo te thoshte dashuri, vuajtje apo lendim. Por gjicka ndryshoj kur te njoha ty. Ti I dhe kuptim jetes time dhe une nuk dita te te mbaj dhe te luftoj per ty. Ngrihesha ne mengjes dhe je buzeqeshje lulezonte ne fetyren time. Mendimi im I pare ishe ti. Me pas shikoja e telefon per donje sms nga ti. Mezi prisja te te takoja. Mezi prisja te perqafoja dhe te isha ne krahet e tua. Mezi prisja te te puthja dhe te te thoja sa shume te dua.

Dhe tani… Tani ndodhem e penduar si dreqi… Perse nuk luftova per ty?! Perse u tregova aq e dobet? E urrej veten. Du ate uleras kaq fort dhe te them qe me mua ate kthehesh serish. “TE DUA” me verdallosen kjo fjale neper mend dhe do t’a them vetem per ty deri sa te vdes.